H2O DRILLING ofron shërbime profesionale të shpimit për sektorin e ujit, industrisë, ndërtimit dhe gjeologjisë. Me makineri moderne, teknologji bashkëkohore dhe staf të specializuar, realizojmë projekte të ndryshme shpimi, duke garantuar precizitet, cilësi dhe besueshmëri.

Katër fusha shpimi, një standard pune.
Kapacitetet tona mundësojnë shpime deri në 600 metra thellësi, në përputhje me kërkesat e projektit dhe karakteristikat gjeologjike të terrenit.
Nga thirrja e parë deri te uji i parë.
Na tregoni lokacionin dhe nevojën për ujë. Ju këshillojmë për llojin e pusit dhe hapat e punës.
Dalim në vend, shohim terrenin dhe qasjen për makinerinë, pastaj ju japim një ofertë të qartë.
Ekipi ynë shpon me makineri moderne dhe vendos tubacionin mbrojtës deri në thellësinë e duhur.
Pastrojmë pusin, testojmë rrjedhën e ujit dhe jua dorëzojmë gati për përdorim.
Punë të kryera në terren.
Një përzgjedhje fotosh nga puset, pilotat, mostrat dhe ankerat që kemi realizuar në Kosovë dhe Gjermani.
Punë e certifikuar, përgjegjësi e dokumentuar.
H2O Drilling punon me certifikime të vlefshme dhe dokumentacion të plotë për çdo projekt. Dokumentet janë në dispozicion të çdo klienti.
Shiko certifikatatPrishtina, Gjilani dhe Ferizaj.
Punojmë në Prishtinë me rrethinë, në Gjilan me Anamoravë dhe në rajonin e Ferizajt. Zona e theksuar në hartë tregon komunat ku dalim me makineri.
Jetoni jashtë vendit? Pusin e hapim ne, ju e ndiqni nga larg.
Shumë nga klientët tanë jetojnë në Gjermani, Zvicër e më gjerë. Na dërgoni lokacionin në WhatsApp, ne e vlerësojmë terrenin dhe ju njoftojmë me foto e video në çdo fazë të punës.
Na tregoni për pusin tuaj.
Plotësoni formularin dhe ju kontaktojmë sa më shpejt për vlerësimin e terrenit.
Gjilan 60000, KosovëHap në Google Maps ↗





















